Cilët faktorë “nxisin” aknet? Ja çfarë zbuloi studimi

Më shpesh, aknet shoqërohen me dietë të dobët, stres dhe kujdes të papërshtatshëm të lëkurës.

Të gjitha këto janë disa nga faktorët më të rëndësishëm në shfaqjen e akneve, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “British Journal of Dermatology”.

Studimi zbuloi se ekspozimi ndaj një sërë faktorësh përkeqësoi aknet te 6,700 pjesëmarrës nga gjashtë vende në Amerikën e Veriut dhe të Jugut dhe në Evropë.

U zbulua se më shumë pjesëmarrës me akne konsumonin produkte qumështi çdo ditë (48.2%) krahasuar me ata që nuk i konsumonin (38.8%). Gjithashtu, më shumë konsumonin pije të gazuara, lëngje ose shurupe (35.6%), produkte furre buke ose çokollatë (37%) dhe ëmbëlsira (29.7%) krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë nga këto (me përqindje përkatëse prej 31%, 27.8%, 19.1%). Përveç kësaj, 11% e njerëzve me akne konsumonin proteinë hirre (hirra është mbetja e mpiksjes së qumështit gjatë procesit të prodhimit të djathit dhe proteina e saj përdoret në shumë shtesa ushqimore), ndërsa vetëm 7% e atyre që nuk vuanin nga aknet merrnin këtë lloj proteine.

11.9% e njerëzve me akne përdornin steroide anabolike, krahasuar me vetëm 3.2% të njerëzve pa akne. Së fundmi, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, nivelet e larta të stresit dhe praktikat e dobëta të kujdesit të lëkurës që përkeqësojnë aknet ishin më të zakonshme tek ata me akne sesa tek ata pa të. Pirja e duhanit nuk dukej se kishte ndonjë efekt tek aknet

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?