Cilët janë aleatët më të mirë të bukurisë!

Përgatiti për www.shëndeti.com.al: Elena Beta

fara 67Kur vjen puna tek truket që pothuajse të gjithë përdorim për tu dukur më të bukur, është mirë të dini se ushqimet luajnë rol kryesor në këtë mes.

Ndër ushqimet më të mira janë edhe farat e pjeprit: Ato janë burim i shkëlqyer i zinkut, mineral kyç në prodhimin e kolagjenit në trup’, thotë Alice Mackintosh, dietologe. Kolagjeni është një proteinë që ju ndihmon të dukeni të shëndetshëm dhe në formë. Megjithëse kolagjeni me plakjen e njeriut bie, farat e pjeprit të pasura me zink ndikojnë që trupi të prodhojë sa më shumë kolagjen, duke shmangur në këtë mënyrë rrudhjen e lëkurës.

Domatet janë gjithashtu një nga ushqimet më të mira. Në një studim nga hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit, antioksiduesi mbrojtës që i jep ngjyrën e kuqe domateve është treguar si një faktor mbrojtës i lëkurës nga rrezet e dëmshme. Konsumimi i domateve dhe gatimi i tyre po ashtu shëron dëmtimet e shkaktuara në lëkurë si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al     

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?