Cilët janë faktorët që favorizojnë sëmundjet e zemrës?

Nga kardiokirurgu Klodian Krakulli:

Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në sëmundjet e zemrës që më pas çojnë në infarkt, përmendim:

zemra vizite-Diabetin, i cili kohët e fundit është shtuar së tepërmi.

-Duhanpirjen, që në popullatën tonë është goxha e shpeshtë,

-Çrregullimet e ndryshme të yndyrnave

-Jeta joaktive, sedentariteti ndikon negativisht. Kësaj i bashkëngjitet dhe obeziteti. Të sëmurët që janë obezë kanë një prirje të lartë për t’u sëmurur nga sëmundja ishemike e zemrës.

Ka dhe një sërë faktorësh të tjerë, por këta janë faktorët e riskut madhor.

-Duhet theksuar edhe trashëgimia. Një person që ka në familje një të sëmurë me këtë sëmundje ka mundësi të lartë që të zhvillojë të njëtat probleme.

Kemi dhe valvulopatitë e ndryshme. Me valvulopati kuptojmë kur sëmundja prek një nga valvulat e zemrës. Kryesore janë valvula mitrale dhe valvula e aortës. Valvula e aortës ka një prirje më të lartë për t’u sëmurur me kalimin e viteve.

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja