Cilët janë njerëzit që nuk duhet të konsumojnë Shafran Indie

Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

shafran indieGratë shtatzëna: Gratë shtatzëna ose me fëmijë në gji duhet të shmangin marrjen e shafranit të Indisë për shkak se shafrani i Indisë mund të verë në rrezik shtatzëninë duke stimuluar kontraktimin e muskujve të mitrës.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti: Shafran i Indisë ka aftësinë për të reduktuar nivelin e sheqerit në gjak dhe diabetikët mund të përjetojnë rënie të konsiderueshme në nivelet e sheqerit në gjak. Ata mund të konsumojnë sheqer, por në sasi të vogla.

Njerëzit që i janë nënështruar një operacioni: Njerëzit të cilët janë para një operacioni duhet të ndalojnë konsumimin e shafranit të Indisë 2 javë para operacionit sepse shafrani i Indisë pengon koagulimin e gjakut dhe mund të çojë në gjakderdhje gjatë dhe pas operacionit.

Njerëzit që kanë gurë në veshka: Kur merret në sasi të mëdha, shafran i Indisë mund të çojë në formimin e gurëve në veshka. Prandaj, njerëzit që janë të prirur për gurë në veshka duhet të shmangin shafranin e Indisë, ose të konsumojnë më pak se 50 mg në ditë.

Burimi: www. helthy food team.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?