Cili është sekreti që redukton celulitin dhe dhjamin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

fara liriOrganizata Botërore e Shëndetësisë shpesh inicion fushata për të ndërgjegjësuar njerëzit të konsumojnë sa më shumë ushqime të shëndetshme. Ushqimi i duhur është faktori kryesor që një vend të ketë popullsi të shëndetshme.

Yndyrat e pangopura janë tepër të rëndësishme për shëndetin dhe ato duhet të merren me anë të ushqimit.

Nutricionistët thonë se burimi i menjëhershëm i yndyrave të pangopura janë zarzavatet dhe farat e lirit.

Farat e lirit janë të pasura me vitamina, minerale, fibra, acide yndyrore omega-3  dhe përbërës i tyre themelor është Lignan. Lignan ka estrogjene bimore dhe ndikon ndjeshëm në parandalimin e kancerit. Liri përmban deri në 800 herë më shumë Lignan krahasuar me ushqime të tjera bimore.

Për më tepër farat e lirit japin avantazhin e një lëkurë të shëndoshë, energjike dhe shkëlqim për flokët. Nëse doni të keni lëkurë të butë dhe të shëndetshme, zgjidhja ideale qëndron tek yndyrat e pangopura të ndodhura tek farat e lirit, pasi mbushin me ujë qelizat e lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar.

Gjithashtu konsumimi i farave të lirit çdo ditë (mund t’i shtoni në kos, sallatë, lëngje frutash, ushqime të ndryshme) ju ndihmojnë të reduktoni ndjeshëm celulitin në trup, si dhe të eliminoni dhjamin e tepërt shpejt.

Ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave dhe sëmundje të mëlçisë duhet t’i shmangin farat e lirit. Përkundër faktit se këto fara janë burim i vitaminave dhe mineraleve, doza duhet të diskutohet gjithmonë me mjekun tuaj.

Burimi: weightlossandbeautytipss/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi