COVID-19: Cilat ishin udhëzimet specifike përkundrejt personave me aftësi të kufizuar gjatë pandemisë

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar, zbardh këto të dhëna:

Pjesëmarrësit u pyetën lidhur me udhëzimet specifike që ata mendojnë se u janë
dhënë posaçërisht atyre gjatë pandemisë. Udhëzimi më i shpeshtë, i përmendur nga
62.2% e pjesëmarrësve ishte “qëndroni në shtëpi dhe mos dilni”, pasuar nga “respektoni
distancimin fizik” i përmendur në 21.9% të rasteve, kurse udhëzime të tjera, pa i specifikuar ato, u raportuan nga 3 subjekte ose 0.8% e të gjithë pjesëmarrësve. Në total 274 persona me aftësi të kufizuar ose 76.1% e të gjithë pjesëmarrësve në studim raportuan se kishin marrë udhëzime, sipas tyre specifike, për personat me aftësi të kufizuar për të përballuar pandeminë. Midis këtyre, 88% kanë marrë një lloj udhëzimi, 11.3% kanë marrë dy lloje udhëzimesh dhe 0.7% kanë marrë tre lloje udhëzimesh (këto të dhëna nuk paraqiten në Grafikë).
Midis pjesëmarrësve që kishin marrë udhëzime specifike për personat me aftësi të kufizuar gjatë periudhës së pandemisë, burimi kryesor i udhëzime ishte qeveria (në 78.5% të rasteve), pasuar nga ofruesit e kujdesit shëndetësor (në 15.7% të rasteve), Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar (në 13.9% të rasteve) dhe farmacisti në 3.6% të rasteve (Grafiku 35).

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese