Kryefaqja Opinion & Forum COVID-19 dhe strategjitë në përballjen e saj

COVID-19 dhe strategjitë në përballjen e saj

0
Shpërndaje

Nga Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik

Tashmë aktualiteti i Shqipërisë në muajin mars por edhe i atij botëror ka vetëm një emërues të përbashkët, Pandeminë e COVID 19.

Ky realitet i ri ka detyruar qeveritë e shteteve të prekuara të marrin masa dhe të ndërhyjnë në formate nga më të ndryshmet deri tek më ekstremet për të përballuar këtë situatë të pazakontë epidemie, tashmë pandemie.

Vërehet se kemi masa të përbashkëta në shumicë të vendeve të prekura, paçka se dikush më shumë apo më pak, dikush më herët apo më vone. Patjetër dhe të udhëzuara me rekomandime nga OBSH. E rëndësishme për popullatën për të kuptuar është se vendimmarrjet aktuale të shteteve bazohen kryesisht në këto 3 qasje apo strategji bazë të përballjes dhe menaxhimit të epidemive.

Stategjia 1:

Qasja natyrale dhe krijimi i imuntetit të tufës pa ndërhyrje të njeriut, pra në mënyrë natyrale të selektimit natyror. Në këtë strategji kemi procesin e lënies së lirë të veprimit të virusit ndërkohë që të gjithë njerëzit kryejnë jetën normalisht.

Në këtë strategji mungojnë shpërbimet shëndetësorë apo më saktë njerëzit kanë akses shume të aktë për to. Shpërndarja e virusit ecën me ritme shumë të larta. Popullata preket e gjitha. Individët me imunitet më fortë ja dalin t’a mundin virusin, individët me imunitet të dobët apo me polipatologji shoqëruese një pjese e tyre ja dali me vështirësi ta mundim virusin, kurse një pjese e kësaj kategorie te fundit do të jetë fatale për to.

Ky proces do të zgjat derisa të krijohet në mënyrë natyrale imuniteti i tufës në popullate, pra individët të kenë krijuar antikorpat përkatëse dhe më tej infeksioni dhe përhapja e tij eliminohet. Ky është skenari më i keq i mundshëm në raport me kostot e rasteve fatale. Gjithesësi, kjo strategji ka ndodhur shpesh gjatë gjithë historisë njerëzore dhe nga këto eksperienca njerëzimi ka nxjerr mësime dhe ka krijuar strategjitë e tjera nga të cilat kemi përpjekje për të minimizuar maksimalisht dëmet e rasteve fatale.

Stategjia 2:

Qasja artificiale, pra krijimi i imuntetit të tufës në mënyrë jo natyrale, pra me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut siç është aplikimi i vaksinës në popullatë. Fillimisht duhet të kuptojmë që vaksina është një virus i dobësuar i cili injektohet në trupin e një individi të shëndetshëm.

Ky virus i dobësuar i jep mundësinë organizmit të reagojë më shpejt drejt krijimit të antitrupave specifik dhe t’i japi mundësi organizmit pa e dëmtuar atë(apo me efekte dëmi relativisht të lehta ) që të krijojë imunitetin e dëshiruar. Në momentin që kemi vaksinën, kjo shpërndahet në popullatë dhe ajo ul në minimum rastet fatale.

Kjo strategji është me efektive dhe eficente dhe patjetër që është më e pëlqyeshmja nga të gjitha strategjitë. Mirëpo, për krijimin e një vaksine, fillimisht duhet të kemi shtamin viral dhe më pas të kemi ndjekjen me protokolle të caktuara për realizimit e vaksinës deri tek implementimi tek njerëzit.

Patjetër duhet patur parasysh edhe faktin që krijimi i një vaksine zgjat minimalisht 1 vit në rastin më të mirë, panvarsisht përpjekjeve aktuale që po bëjnë të gjithë aktorët global për t’a shkurtuar akoma më shumë këtë kohë.

Gjithësesi. në rastin e COVID 19 kjo mbetet ende për t’u parë. Mirëpo, duke qënë përball faktit që aktualisht jemi përpara një shtami të ri viral kjo armë mjaft efektive dhe efiçente nuk është dot e aplikueshme momentalisht…prandaj në këto rrethana kalohet në strategjinë e 3 deri sa të pritet dalja e vaksinës.

Strategjia 3:

Këtu kemi një përzierje midis qasjes natyrale të krijimit të imunitetit dhe qasjes së ndërhyrjeve të njeriut me masa te ndryshme (përveç vaksinimit). E gjithë kjo strategji ka në fokus shtyrjen sa më shumë të kohës së infektimit të popullatës, në mënyrë që sistemi i shërbimit shëndetësor të mos kolapsojë nga fluksi.

E gjithë përpjekja këtu është që ajo fashë e popullatës që përfshihet tek grupet me risk të lart për të patur komplikacione apo deri në raste fataliteti (siç mund të jenë krysisht individët me moshë mbi 65 vjeç apo dhe individët me polipatologji), të ketë mundësinë fillimisht të një asistence mjekësore imediate në rast nevoje, dhe së dyti duke pritur që strategjia numër 2, pra vaksina të jetë e disponueshme në një moment të dyte.

Këtu për t’a zgjithur këtë problem me rezulatatin e dëshiruar duhet të kuptojmë se kemi shumë variabla që janë në shqyrtim dhe që zgjidhja efektive është një sfidë më vete…

Për këtë ushtrim strategjie kemi kemi këto variabla:

• virusin e ri për të cilin nuk kemi ende vaksinën,

• mjedisin,

• kemi popullatën e ekspozuar,

• stili jetesës së popullatës,

• sistemin shëndetësor për të cilin çdo vend ka parametrat të ndryshëm sasiore dhe cilësorë qoftë nga profili gjenetik, gjeografik dhe financiar në garantimin e shërbimeve shëndetësore dhe zonës së mbulimit,

• burmet financiare,

• sigurimi i aspekteve bazë jetikë siç janë strehimi, ushqimi, uji apo edhe energjia elektrike.

Ndërkohë variablat e mësipërm i kemi të modifikueshëm dhe të pamodifikueshëm dhe ndërkohë po i listojmë:

• Duke mos disponuar vaksinën si një armë e fuqishme kundër virusit aktualisht, atëherë vaksinën e kemi një variabël i pamodifikueshëm (të paktën deri sa të dali vaksina).

• Mjedisi është një variabël më shumë i ndryshueshëm nga njeriu dhe sjelljet e tij. Pra, këtë mund ta modifikojmë në dobi apo në dëmin tonë në varësi nga sjelljet që bëjmë.

• Popullata e ekspozuar është variabël i pandryshueshëm (bëhët e ndryshueshme vetëm kur kemi migrime apo emigrime, pra lëvizje apo qarkullim të saj të vazhdueshëm. Prandaj një nga masat drastike të mbajtjes konstakte të këtij variabli në situata epidemike apo më tepër pandemie si të pandryshueshëm është karantimi dhe ndjekja rigoroze e tij.

• Sistemi shëndetësor i një vendi është një variabël më shumë i pandryshueshëm sesa i ndryshueshëm. Kjo sepse në periudha epidemie apo pandemie është e vështirë të bëhen ndryshime të mëdha dhe me efekt sinjifikant sepse koha është mjaft e shkurtër. Përjashtim, në këtë rastin e COVID 19 bëri Kina e cila krijoi për një periudhë 10 ditore një spital gjigand të dedikuar vetëm për këtë epidemi).

Ndërkohë që sistemi shëndetësor ka fiks numrin e personelit shëndetësor, numrin e spitaleve, numrin e shtretërve, mënyren e organizimit dhe të funksionimit.

Gjithësesi, përseri këtu kemi mundësi të një përqindjeje të vogël që të bëjmë modifikime modeste apo arnime që mund të shtojnë mundësitë për të patur më shumë efektivitet duke vëzhguar dhe ndërhyrë më me kujdes përgjatë ecurisë të situatës.

• Stili jetesës i cili është variabli më i ndryshueshëm nga të gjitha më lart. Kjo lidhjet me sjelljet që ka popullata, mënyra si ndërvepron me mjedisin dhe njerëzit përreth. Shembuj praktik mund të jenë higjena e larjes së duarve sa më shpesh kur preken sipërfaqe, sende që mund të jenë probabilisht të kontaminuara, karantimini, ruajtja e distancave kur levizim dhe kemi prani të personave që mund të jenë potencialisht me virus, dezifektimi i mjediseve etj.

• Burimet financiare dhe sigurimi i aspekteve bazë jetikë siç janë strehimi, ushqimi, uji apo edhe energjia elektrike janë karburanti që mban lokomotivën e shoqërisë që të ecë përpara dhe të mos shuhet. Këto janë varibla pjesërisht të ndryshueshëm dhe të pandryshueshëm. Në rast se sistemi shëndetësor nuk ka buxhet për ta përballuar këtë situatë patjetër që shteti duhet të ndërhyje o me shtim buxheti nga fondet rezervë, ose të rialokojë fondet të destinuara për investime të tjera.

Kjo për arsye se shihet më imdetiate dhe prioritare kjo emergjencë. Në rastin më të keq kjo kërkon mbështetje nga aktor te jashtëm ( që në situata pandemie nuk është se janë dhe aq të disponueshëm). N

dërsa për qytetarët aspektet financiare mund të jënë problem më vete, pasi jo të gjithë mund të kenë rezerva të ardhurash për të përballuar situata të tilla në mungesa pune, dhe karantimi. Patjetër që ndërhyrja e shtetit për ti facilituar është një domosdoshmëri jetike.

Gjithashtu duke patur parasysh dhe kurbën normale epidemike dhe kurben epidemike me ndërhyrjet e duhura dhe masat e marra, shohim se strategjia fituese në këtë situatë është sigurimi që popullata ”mundësisht të infektohen më ngadalë” në mënyrë që sistemi shëndetësor të përballojë rastet e komplikuara dhe që të mos gjendet përballë një kolapsi me dyndje rastesh dhe me pamundësinë për t’i trajtuar rastet e rënda. Kjo derisa të krijohet imuniteti i popullatës patjetër që dhe në pritje dhe të daljes së vaksinës.

Pra, në këtë histori kemi 5 aktorë kyç: Virusin, Njerëzit, Sistemin Shendetësor, Shtetin tonë dhe Shtetet e tjera që ka në dorë mekanizmat e sistemeve funksionuese te shoqërisë.

Ndërkohë duke patur këto variabla më lartë kuptojmë se:

Ndryshimin drejt një zgjidhje sa me efektive e bën aftësia sesi të gjitha sistemet e funksionimit të shoqërisë(shteti) integrohen si një ingranazh i vetëm në funksion të sistemit shëndetësor për të garantuar shëndetin e të gjithë popullatës dhe për të ulur në minimum rastet fatale.

Ajo çka kërkohet apo dëshirohet nga këto aktorë që në t’ia dalin me sa më shumë sukese janë:

Nga Njerëzi kërkohet që:

• të karnatinohen në shtepitë,

• të ndjekin rregullat bazë të higjenës siç është larja me sapune e duarve deri 30 seconda,

• mbajta pastër ambjentit ku jeton

• komunikimi me 127 në rast evidentimi të shenjave të gripit apo të ngjashme me grupin.

• Transparencë në komunikimet më mjekët për të qënë efektiv.

• Në rast se në shtëpi ka një individ që ka COVID 19, vigjilenca dhe kujdesi për elementët e më sipërm për familjarët duhet të jetë akoma më shumë.

Nga Virusi shpresohët që:

• Të ulet virulenca me kalimin e kohës

• Të mos shfaqë formë agresive.

Nga Sistemi jonë shëndetësor kërkohet:

• Mobilizimi e të gjitha burimeve njerësore, logjistike dhe financiare për t’a përballuar me sa më efikasistet situatën.

• Sigurimi i profesionistëve të shëndetësisë kushtet mbrojtëse optimale për të ulur në minimum infektimin e tyre.

• Përpjekje për të shtuar kapacitet diagnostikuese dhe trajtuese të përsonave të infektuar. ( Shtimi i kiteve për të patur mundësi për të bërë më shumë teste, shtimi i ndihmës tek mjekët infeksionistë, pneumologe, reanimator dhe infermierë)

• Informimi i vazhdueshëm i popullatës me të dhëna të përditësuara rreth situatës, masave të ndryshme profilaktive dhe këshillat e nevojshme.

• Koordinim efektiv me të gjitha strukturat e tjera shtetërore për të realizuara stratëgjinë e mësipërme.

Nga Shteti pritet që:

• T’i krijojë mundësinë sistemit shëndetësor që të punojë me sa më sa më efikatistet duke i vendosur të gjitha organet e tij ne funksion primar drejt sistemit shëndetësor dhe sigurimit të shëndetit të qytetarëve.

• T’i sgurojë qytetarëve facilietete në mënyrë që të përballohet kjo situatë sa më mirë. Lehtesime fiskale, subvencionet, sigurime të ushqimeve në rast zgjajtje kohore etj

Nga Shtetet e tjera sidomos ato më të zhvilluara shpresohet:

• Që sistemet e tyre të funksionojnë me efikasitet.

• Të ketë ndërveprim dhe shkëmbime eksperiencash dhe keshillimesh për të shtuar më shumë efikasitetin në rang kombëtar , rajonal dhe botëror.

• Arritja për të patur vaksinën në një periudhe kohe sa më të shkurtër.

Patjetër që për t’i arrtur objektivat e mësipërme duhet që së pari të kuptojmë së cili është roli jonë tek aktorët e mësipërm, dhe së dyti ne të gjithë sebashku të bëjme detyra tona të kërkuara sa mirë që të ndihmojmë fillimisht veten tonë, të afërmit tanë, njerëzit që na rrethojnë por në këto momente sidomos armatën e profesionistëve të shëndetit të cilët janë në vijën e parë të përballjes kundër këtij infeksioni. Të përpiqemi që të gjithë të bëjme detyrat tona sa me mirë.

SËBASHKU MUNDEMI!!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here