Covid po prek edhe fëmijët! Mjekët: Rritet numri dhe te foshnjat një muajshe

Është rritur numri i fëmijëve të prekur nga Covid 19.

Ndonëse  një numër i vogël e fëmijëve kanë nevojë të shtrohen në repartin Covid në shërbimin infektiv, përhapjen e Covid-it te fëmijët e konfirmon shefja e këtij shërbimi prof. Xhorxhina Kuli.

Sipas burimeve të Ministrisë së aArsimit, deri më tani janë mbyllur dy klasa në shkollën e mesme Ismail Qemali në Tiranë, një klasë në Mallakstër dhe shkolla e Borshit në Sarandë, e cila ka klasa kolektive.

Por, sipas prof. Xhorxhina Kuli më shumë po preken foshnjet e vogla 1 muaj deri në 1 vjeç.

Tanimë, janë bërë gati listat e fëmijëve që kanë probleme shëndetësore 12 vjeç e lart, të cilët do të vaksinohen me Pfizer, ndërkohë që pak  më vonë mund të merret vendim për të vaksinuar edhe fëmijë të shëndetshëm të kësaj moshe pasi në vende të tjera, vaksinimi i tyre ka filluar.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?