Çrregullimi seksual për të cilin meshkujt nuk flasin

Mendohet se të gjithë meshkujt e arrijnë orgazmën sa herë që bëjnë seks, por për disa kjo gjë nuk është e mundur. Ata kanë ereksion dhe marrin kënaqësi nga marrëdhënia seksuale, por nuk janë në gjendje të arrijnë në orgazmë.Çrregullimi seksual

“Ejakulacioni i vonuar” mendohet se prek rreth 8% të meshkujve, sipas ekspertit të shëndetit seksual, Dr. Tobias Kohler.

“Meshkujt që e kanë këtë problem bëjnë seks për 20 minuta ose më shumë pa mbaruar punë, shpesh duke u dorëzuar kur janë të rraskapitur ose të turpëruar. Edhe pse është një  gjë e zakonshme, shumë pak meshkuj e dinë se ekziston një çrregullim i tillë,” tha për ‘Daily Mail’ Dr. Köhler. Pavarësisht se marrin kënaqësi nga seksi, meshkujt duke mos arritur në orgazmë vuajnë nga stresi mendor.

“Pjesa më e madhe e këtyre meshkujve që kanë ejakulacion të vonuar, përpiqen pesë herë të bëjnë seks dhe vetëm një janë në gjendje ta mbarojnë,” shpjegoi Dr. Köhler.

Çfarë e shkakton ejakulacionin e vonuar

Sipas Dr. Köhler, ejakulacioni i vonuar mund të ndodh kur një mashkull që normalisht arrin orgazmën për 3-4 minuta, nis t’i duhen 15 minuta. Nga ana tjetër,  ejakulacioni i vonuar mund të jetë edhe i përhershëm, në rastet kur ka ndodhur që në herën e parë që mashkulli ka kryer marrëdhënie seksuale.

Mjekët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se çfarë e shkakton këtë problem, por besojnë se ka të bëjë me probleme psikologjike, sëmundje të ndryshme apo konsum droge.

“Shkaktari më i zakonshëm i ejakulacionit të vonuar është përdorimi i medikamenteve kundër stresit. Këto medikamente prodhojnë nivele të larta të serotoninës në tru, e cila është e ‘keqe’ për ejakulacionin,” shpjegon Dr. Köhler.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet