Ç’të bëni kundër kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut!

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra, e ndërsa në disa njerëz kjo ndodh për shkak të gjenikës. Nëse ndonjë pjesëtar familjeje e ka këtë problem shëndetësor, është shumë e rëndësishme që të kontrlloni nivelet tuaja të kolesterolit, për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem.

Për shekuj me radhë kjo recetë është përdorur si një zgjidhje e mahnitshme natyrore, e cila do të rrisë sistemin tuaj imunitar, do të zvogëlojë nivelin e kolesterolit si dhe do të rregullojë presionin e gjakut.

Përbërësit e nevojshëm:

1 copë xhenxhefill

1 lugë gjelle uthull molle

4 thelbinj hudhër

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni masën e përfituar për 1 minutë. E mbani përzierjen në frigorifer 5 ditë para konsumimit. Këshillohet të konsumohet një herë në ditë, pas vaktit të drekës gjithashtu e kombinuar me një dietë të rregullt pa e tepruar me yndyrnat apo ushqimet e rënda. Përpara përdorimit, ashtu si për çdo recetë tjetër duhet të konsultoheni me mjekun!

Kini parasysh që duhet të qëndroni fizikisht aktiv. Aktiviteti fizik rrit nivelet e HDL-së dhe ju ndihmon në humbjen e peshës si dhe në reduktimin e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Mundohuni të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet