Ç’të hani çdo ditë, për shëndet të ekuilibruar!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

avokOrganet tona e ndryshojnë nivelin e tyre të pH, dhe ekspertët kanë konfirmuar se sa më shumë trupi të jetë acidik, aq më shumë është i prirur ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.

Këto janë ushqimet më  të mira  alkaline që mund të konsumojmë çdo ditë, sigurisht në sasi të moderuar, pasi çdo gjë e tepruar sado me vlera ushqyese të jetë ju dëmton rëndë shëndetin:

Hudhër: Tepër efektive, hudhra neutralizon aciditetin e peshkut dhe mishit. Prandaj, duhet ta përdorni rregullisht atë në gatim.

Bajame: Edhe pse shumica e frutave të thata janë acidike, bajamet janë alkaline dhe së bashku me qumështin e bajames, përmirësojnë ndjeshëm funksionin e trurit, ndihmojnë tretjen, dhe ulin nivelin e kolesterolit. Ata në mënyrë efikase përmirësojnë shëndetin dhe ju mbajnë energjik për një kohë të gjatë.

Avokado: kanë nivel pH 8.0, i cili ndikon që në mënyrë efektive të neutralizojnë ushqimet acidike në zorrë dhe të alkalienizojnë trupin. Për më tepër, duhet t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme, pasi janë të shijshme dhe të shëndetshme. Shtojini ato në sallatë, ose i hani me pak kripë dhe piper.

Shalqi: Ky frut është jashtëzakonisht i lartë në vitamina, minerale, dhe elektrolite, duke ndikuar ndjeshëm në balancimin e ujit në trup. Për më tepër, shalqiri ka një pH prej 9.0 dhe është i pasur me ujë dhe fibra të cilat detoksifikojnë tërë trupin.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?