Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Gjithkush ka mendime të ndryshme për të mirat dhe të këqijat e shtatit të tyre, por çfarë tregon në të vërtetë gjatësia për ju dhe shëndetin tuaj?
Sipas një studimi, njerëzit e gjatë kanë më pak gjasa për të zhvilluar disa sëmundjeve jo-ngjitëse sesa ata me shtat të shkurtër.
Njerëzit e gjatë kanë më pak mundësi për t’u prekur nga diabeti: Sipas një studimi nga Qendra gjermane për Diabetin (DZD), gjatësia juaj mund të ketë ndikim të habitshëm në mundësitë e zhvillimit të diabetit.
Njerëzit me shtat të shkurtër kanë më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri: Vjeshtën e kaluar, një studim suedez ka gjetur se rreziku për zhvillimin e kanceri rritet me çdo 2 cm gjatësi.
Femrat e gjata kanë shtatzëni më të gjatë: Sipas një studimi të vitit 2015, gratë më të shkurtra kanë më shumë gjasa të kenë shtatzëni më të shkurtër dhe foshnja më të vogla. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa për të lindur para kohe krahasuar me femrat shtatlartë. Hulumtuesit janë ende duke kërkuar për shkaqet, por ata dyshojnë se ajo ka të bëjë me kombinimin e geneve të grave dhe të ushqyerit gjatë gjithë jetës së tyre.
Njerëzit e shkurtër kanë më pak vetëbesim: Një studim i vitit 2014 ka gjetur se njerëzit e shkurtër kanë vetëbesim më të ulët dhe shfaqin mosbesim më shumë se njerëzit shtatlartë.
Njerëzit e gjatë janë më të lumtur: Sipas një studimi të kryer nga Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike në vitin 2009, njerëzit e gjatë janë thjesht më të lumtur se sa njerëzit e shkurtër. Sipas studimit, ata raportuan gjithashtu nivele të larta të lumturisë dhe kishin më pak gjasa të raportonin ndjenja negative si trishtim apo dhimbje. Në të kundërt, burrat dhe gratë që e përshkruanin jetën e tyre si “të trishtueshme” ishin një cm dhe një cm e gjysëm, respektivisht, më të shkurtër se mesatarja kombëtare.
Burimi: http://www.bustle.com//
shëndeti.com.al


