“Daily Mail”, turistëve evropianë: Mos e pini ujin e çezmës në Shqipëri, mund të sëmureni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

uji i cezmes

Tabloidi britanik “Daily Mail” u bën thirrje të gjithë turistëve evropianë që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën të mos e pinë ujin e çezmës në këto shtete. Sipas “Daily Mail”, uji i çezmës në këto shtete është i papijshëm dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diarreja dhe hepatiti A, deri tek sëmundja  e tifos dhe kolera.

Prestigjiozja britanike ka publikuar një infografikë me shtetet evropiane ku uji është i pijshëm dhe i papijshëm. Në listën e shteteve ku nuk pihet uji ajo rëndit Shqipërinë të parën, pasuar nga shtete të tjera, si: Armeni, Azerbajxhan,  Bjellorusi, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Estoni, Gjerorgji, Hungari, Kazakistan, Kosovë, Lituani, Moldovë, Mali i Zi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Turqi, Ukrainë.

Ndërsa në listën e shteteve ku uji i çezmës është i pijshëm, ajo përfshin: Andorrën, Austrinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Gjibraltarin, Greqinë, Irlandën, Italinë, Letoninë, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maqedoninë, Maltën, Monako, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, San Marino, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Britani, Vatikan.

Uji i çezmës në shtete si Shqipëri, Kosovë, Kroaci etj, sipas Daily Mail, jo vetëm që nuk pihet, por nuk duhet përdorur as për të larë dhëmbët, frutat apo perimet.

Ajo këshillon:

  • Përpiquni të mos futni ujë në gojë kur laheni dhe përdorni sapun.
  • Mos harroni që larja e dhëmbëve, e sallatës apo frutave janë burime të tjera potenciale të ujit të kontaminuar.

Print

 Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës