Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme. Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

mushmolla 3Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla

Çaji përgatitet me përzierjen një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit