Dardha, ja vetitë diuretike dhe antiseptike që ofron!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

dardhe 6Dardha është një frut mjaft i njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Dardha ul kolesterolin në gjak si dhe ndihmonë në nxjerrjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Në sajë të përmbajtjes së lartë të hekurit dardhat janë një ndihmë e madhe për luftimin e anemisë. Konsumimi i tyre bën mirë gjithashtu për mëlçinë. Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike (diuretik, mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe bën mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptike dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet në gurët e veshkave, në dhimbjet e fshikëzës urinare.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin