Defekti i çuditshëm që sjell në jetë “majmunin–njeri”

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

njeri mYang Yang, 11 muajsh, i lindur në Yibin, në jug-perëndim të provincës Sichuan të Kinës, ka lindur me 15 cm bisht, për shkak të një defekti nervor, sipas të cilit shpina e tij nuk u zhvillua si duhet në mitër.

Kjo do të thotë se membranat që mbrojnë palcën kurrizore u ndeshën me një rruazë në shpinën e tij, duke krijuar një “bisht” të gjatë. Në fillim, nëna e Yang Yang, tha se nuk ishte një problem dhe ajo thjesht do ta lëvizte për të ndryshuar pelenat. Por mjekët konfirmuan se bishti  mund të çojë në probleme me gjymtyrët e fëmijës në të ardhmen dhe rekomanduan nënën e re të eliminonte bishtin nga trupi i fëmijës me anën e një ndërhyrje kirurgjikale.  Lin Jiangkai, mjeku kryesor në operacionin e Yang Yang, tha se defekte të tilla të lindjes mund të ndodhin kur një nënë nuk merr mjaftueshëm acid folik – vitamina B – gjatë shtatzënisë.

Burimi: dailymail/http://http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve