Del në treg Flibanserin, “viagra femërore”

Një grup hulumtuesish pas përfundimit të eksperimentit kanë miratuar daljen në treg të një pilule të re e cila quhet Flibanserin “viagra femërore” me qëllim për të rritur dëshirën seksuale tek femrat.

female viagra 3Votat e komitetit FDA (Komiteti për produkte medicinale humane) në lidhje me nxjerrjen në treg të kësaj pilule ishin 18 – 6 në favor të saj.

Bashkangjitur me të do të jetë edhe fletëpalosja që shpjegon rreziqet që vijnë nga përdorimi i saj, ku përfshihet lodhja, presioni i ulët i gjakut dhe ulje e fuqisë. Ndryshe nga viagra, e cila rrit presionin e gjakut, Flibanserin është një lloj antidepresanti, i cili përdoret nga gratë me dëshirë seksuale të ulët.

Sipas studimeve, 43% e grave vuajnë nga çrregullimet e dëshirës seksuale. FDA raporton se ky numër është më i lartë krahasuar me meshkujt (31%).

11.000 gra morën pjesë në gjykimin klinik të pilulës. “Unë duhet të sigurohem se Flibanserin është i efektshëm”, tha Amanda Parrish, e cila përjetoi ulje të dëshirës seksuale gjatë martesës. Kjo ishte dhe një nga arsyet që e shtynë të merrte pjesë në studim. Shumë organizata në mbrojtje të grave e mbështetën këtë risi./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur