“Dentisti i horrorit” dënohet me 8 vjet burg, torturoi 120 pacientë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një shtetas gjerman, i njohur me nofkën ‘dentisti i horrorit’, është dënuar me 8 vjet burg në Francë pasi ka torturuar të paktën 120 pacientë.

Jacobus van Nierop_dentisti horror

Sipas prokurorëve, Jacobus van Nierop, 51 vjeç ndjente kënaqësi duke u shkaktuar dhimbje pacientëve që shkonin në klinikën e tij në qytetin e vogël Chateau-Chinon, Francë. Pas denoncimeve të para, dentistit iu hoq licenca për kryerjen e detyrës dhe u gjobit me 10,500 euro. Kur dyshimet u bënë më të mëdha, Van Nierop u arratis në Kanada. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një urdhri arresti ndërkombëtar.

Sipas dëshmive në gjyqin kundër tij, dentisti i tmerrshëm, pasi i drogonte pacientët, ushtronte mbi ta lloj-lloj ndërhyrjesh të dhimbshme që nuk kishin asnjë lidhje me arsyen pse ata kishin shkuar në klinikë.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?