Depilimi dhe përdorimi i letrës me bazë dylli, ç’të kemi parasysh

Për “Shëndet+”, nga mjekja dermatologe Ardiana Sinani

Përdorimi i letrës me bazë dylli është tepër i dhimbshëm, pasi jo rrallë qimja hiqet bashkë me lëkurën duke e traumatizuar këtë të fundit. Dylli është një mënyrë e shpejtë që ka efekt të gjatë dhe e aplikueshme sidomos për pjesë të trupit depilimi1jo shumë delikate, si këmbët dhe mustaqet. Në përgjithësi është me bazë mjalti. Është më mirë që depilimi me dyllë të bëhet në një institut bukurie. Estetistja ka më shumë praktikë, është e shpejtë dhe përdor më pak tërheqje për të përfunduar depilimin dhe sa më pak tërheqje të bëhen, aq më mirë është. Shkulja nuk është e dëmshme, ose të paktën nuk ka studime që e konfirmojnë këtë.

Ka shumë rëndësi që heqja të mos bëhet në mënyrë të vrullshme, që të mos lërë traumë. Si dhe është e rëndësishme që të kryhet në kushte të larta higjienike. Nëse nuk kryhet në kushte higjienike, mundësia për t’u prekur nga infeksionet e lëkurës është e madhe.

Shkulja është një lloj traume. Kemi pasur shumë raste ku vijnë vajzat, sepse mund të kenë pasur probleme me lëkurën, pasi janë depiluar në qendra estetike aspak të favorshme, aspak higjienike.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës