Depresioni është një sëmundje FIZIKE, mund të trajtohet me këto ilaçe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Depresioni është një sëmundje fizike që mund të trajtohet me ilaçe anti-inflamatore, sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit. Një sistem imunitar tepër aktiv mund të nxisë këtë gjendje shëndetësore mendore duke shkaktuar përhapje të inflamacionit. Ky i fundit shkakton edhe ndjesitë sikur nuk ke asnjë shpresë apo je i palumtur, shpjegojnë ekspertët.

Sistemi imunitar mund ta ketë të vështirë që të rimarrë veten pas një sëmundje ose ngjarje tronditëse, shtojnë ata.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që vuajnë trauma të shumta emocionale kanë shenja të inflamacionit, që do të thotë se sistemi i tyre imunitar është vazhdimisht i inflamuar.

Profesor Ed Bullmore, drejtues i departamentit të psikiatrisë tek Universiteti i Kembrixhit, thotë: “Në lidhje me humorin, pavarësisht çdo dyshimi të arsyetueshëm, ka një lidhje shumë të fortë mes inflamacionit dhe simptomat depresive.

“Në studimet mjekësore eksperimentale, nëse trajtoni një individ të shëndetshëm me ilaçe inflamatore, si interferon, një përqindje e kërnsiderueshme e këtyre njerëzve mund të kalojnë në depresion”, raporton “The Telegraph”.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Kembrixhit shpresojnë që të nisin studime vitin e ardhshëm për të prodhuar ilaçe anti-inflamatore kundër depresionit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet