Depresioni ‘nuk e prek’ ISHP-në. Mësoni se kur janë bërë studimet e fundit!

Denisa Canameti

Edhe pse shifrat për depresionin ndryshojnë nga viti në vit dhe është cilësuar si situatë alarmi, për ISHP-në kjo nuk do të thotë asgjë. Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, me në fokus shëndetin mendor, ISHP-ja ka shpërndarë një material informues me tematikë “Le të flasim për depresionin”.

Sipas materialit të sjellë në vëmendje, ISHP-ja cilëson se ka vetëm dy studime të Institutit të Shëndetit Publik, që kanë mundur të matin përmasat e depresionit vitet e fundit në Tiranë, bazuar në metodologji të krahasueshme.

Një studim me ndjekje 2012-2016 te një kampion (kohorte) të moshuarish dhe një studim transversal te një kampion të rinjsh të shkollave të mesme i vitit 2013. Materiali përcjell tangent disa të dhëna përmbledhëse të këtyre studimeve. Edhe pse cilësohet si prioritet i rëndësishëm lufta kundër stigmës që rrethon depresionin, rritja e besimit mes komuniteteve dhe profesionistëve, integrimi i grupeve vulnerabël në shoqëri, shtimi i mundësive për një jetë më aktive etj, duket se ky institucion, pra ISHP-ja, i njeh prioritet vetëm në dokumente./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja