Dhëmbë të bardhë si bora? Ju duhen vetëm dy përbërës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

dhembe

Një buzëqeshje e bardhë dhe e shndritshme është aksesori më i mirë që mund të veshim, por ndonjëherë dhëmbët ndryshojnë ngjyrë e bëhen të verdhë. Këta të fundit janë një shqetësim për shumë prej nesh, sepse krijohen nga një sërë ushqimesh apo pijesh të përditshme, si kafja apo lëndë të tjera.

Por për çdo gjë e ka një zgjidhje. Blogerja e modës Farah Dhukai ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj sekretin që fshihet pas dhëmbëve të saj të bardhë si perla.

Sipas modeles, duhen vetëm dy përbërës për t’i zbardhur dhëmbët brenda disa minutave. Ajo kombinon një lugë gjelle vaj kokosi me pak Shafran të Indisë për të krijuar pastën, të cilën e aplikon më pas në dhëmbë me anë të furçës së dhëmbëve. Pastën e mban për pesë minuta dhe më pas e shpëlan gojën.

https://www.instagram.com/p/BDuB3fwI0Qq/

Nuk do të shihni ndryshime drastike që në fillim, por ideja është që nëse e përsërisni këtë metodë disa herë në javë, dhëmbët do të fillojnë të zbardhen gradualisht. Kjo për shkak të Shafranit të Indisë, një bimë mjekësore e vjetër, e cila ndihmon për heqjen e pllakës bakteriale. Vetitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë që të jetë i duhuri për shëndetin oral. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Modelja përdor edhe një ingredient tjetër, vajin e kokosit, i cili heq po ashtu njollat në dhëmbë. Kylie Jenner e përdor shumë këtë vaj për të zbardhur dhëmbët e saj. U bindët? Atëherë blini këto përbërës dhe zbardhni edhe ju dhëmbët si Kylie Jenner.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet