Dhimbja e kokës, ja kur duhet të shqetësohemi!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

dhimbje kokePothuajse të gjithë prekemi nga dhimbjet e kokës dhe shumica prej nesh përballen më shpesh me këtë problem. Një dhimbje e lehtë koke mund të qetësohet duke konsumuar një ushqim të caktuar, një kafe, apo pas një pushimi të shkurtër. Por në qoftë se dhimbja e kokës është e rëndë apo e pazakontë, ju mund të shqetësoheni duke e lidhur me probleme më të rënda shëndetësore siç mund të jetë mpiksja e gjakut. Për fat të mirë, probleme të tilla janë të rralla, megjithatë, duhet të dini kur një dhimbje koke ka nevojë për kujdes urgjent dhe se si të kontrolloni shumicën dërrmuese të dhimbjeve të kokës të cilat nuk janë kërcënuese për shëndetin tuaj.

Ja disa shenja dalluese kur dhimbja e kokës është më serioze nga sa duket dhe ka nevojë për kujdes urgjent:

  • Dhimbje koke që shfaqet papritur pas moshës 50 vjeç
  • Dhimbje jashtëzakonisht të rënda
  • Dhimbje e shoqëruar me kollitje ose lëvizje
  • Dhimbje koke gjatë gjithë ditës
  • Dhimbje e shoqëruar me ndryshime në funksionin mendor
  • Dhimbje koke e shoqëruar me ethe, dhimbje qafe, konfuzion, ulje të vigjilencës ose humbje e kujtesës
  • Dhimbje koke të shoqëruara me skuqje dhe dhimbje sysh
  • Dhimbje koke që parandalojnë aktivitetet normale të përditshme
  • Dhimbje koke që vijnë në mënyrë të menjëhershme, sidomos kur sapo zgjoheni
  • Dhimbje koke tek pacientët me kancer apo tek personat me sistem imunitar të dobët

Ka rreth 300 lloje e dhimbje koke, por vetëm rreth 10% e tyre kanë një shkak të njohur.

Dhimbje koke të shkaktuara nga tensioni: në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë joga dhe tai chi, që mund t’ju relaksojnë mendjen dhe muskujt e qafës. Nëse shtrëngoni nofullën ose dhëmbët gjatë natës, kjo mund t’ju vijë në ndihmë.

Dhimbje të shkaktuara nga migrena: migrena mund t’ju prekë më rrallë se sa dhimbjet e shkaktuara nga tensioni, por zakonisht dhimbjet e shkaktuara nga migrena janë më të rënda. Këto dhimbje janë më të zakonshme tek gratë sesa tek  burrat. Në qoftë se jeni në fazat e hershme mund t’i kontrolloni dhimbjet me ndihmën e qetësuesve si aspirinë, ibuprofen.

Dhimbje koke të shkaktuara nga sinusiti: sinusiti akut shkakton dhimbje mbi ballin, rreth hundës dhe syve, mbi faqet, ose në pjesën e sipërme të nofullës. Kur infeksioni akut largohet, dhimbja zhduket.

Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës