Dhimbja e kokës, kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Brunilda Zllami, neurologe

Dhimbja e kokës është një nga diagnozat më të shpeshta neurologjike. Ajo përbën 1-2% të të gjitha vizitave të urgjencës dhe 4 % të gjithë vizitave mjekësore.

Mos humbisni: Dhimbja e kokës, shkaqet dhe llojet e saj

Dhimbjet e kokës kronicizohen nëse neglizhohen dhe merret mjekim pa kriter. Në disa raste neglizhimi është akoma më i rëndë kur pas dhimbjes së kokës fshihet ndonjë faktor dytësor ( përshembull, tumoret, aneurizmat).

Kur duhet të paraqiteni te mjeku

Është e nevojshme të paraqitet menjëherë tek mjeku në rast se dhimbja e kokës është:

  • Shumë e fortë,
  • E menjëhershme,
  • Që nuk ka qenë më përpara e tillë
  • Ndryshimi i karakteristikave të dhimbjes së mëparshme të kokës
  • Që shfaqet në një të sëmurë të imunokompromentuar (përshembull SIDA)
  • Që shfaqet në një të sëmurë që vuan nga një patologji tumorale
  • Që shfaqet për herë të parë te një person mbi 50 vjeç
  • Me shenja neurologjike shoqëruese (mpirje, dobësi, çrregullim i të folurit, asimetri faciale); Këtu futen edhe migrenat me aura që zgjasin mbi 60 minuta.
  • Në femra që marrin kontraceptivë.
  • Në kuadër të një sëmundje sistemike (për shembull infektive)./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?