Dhimbja e kokës nga tensioni, trajtimi

Petrit Drini, fizioterapist

Përgatiti: Petrit Drini, fizioterapist

Dhimbja e kokës prej tensionit është një nga dhimbjet e kokës primare më të hasura. Kjo i ndodh me afërsi 80% të personave. Meqenëse simptomat nuk janë aq të rënda sa në rastin e Migrenës, kjo dhimbje koke konsiderohet si problem vetëm në rastin kur behet e shpeshtë ose kronike.

Cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës nga tensioni?

Shkaku specifik i dhimbjes së kokës nga tensionit nuk dihet, por ka shumë faktorë që me shumë mundësi luajnë një rol të madh në shkaktimin e dhimbjes së kokës. Këto faktorë përfshijnë:

  • Stresi zakonisht shkaktohet pasdite pas orëve të gjata stresuese të punës ose pas ndonjë provimi
  • Gjendje ankthi
  • Mungesa e gjumit
  • Lodhja
  • Qëndrimet e parehatshme, pozicione të vështira dhe/ose jo korrekte
  • Ngrënia në mënyrë të çrregullt (uria)
  • Mungesa e kafeinës
  • Dehidratimi
  • Kërcitja/shtrëngimi i dhëmbëve
  • Drita e fortë
  • Zhurmat e larta

Cilat janë simptomat e dhimbjes së kokës prej tensionit?

Dhimbjet e kokës të shpeshta nga tensioni merren në konsideratë kur personi ka patur të paktën 10 dhimbje koke gjatë një muaji. Ka shkallë të ndryshme të frekuencës ose të asaj që konsiderohet kronike.

Personat që vuajnë nga dhimbja kronike e kokës prej tensionit, raportojnë që të kenë patur dhimbje më shumë se 180 ditë në një vit. Kjo dhimbje koke shfaqet kryesisht nga të dyja anët, dhe ka një natyrë shtrënguese ose ushtruese presioni. Nëse është e lehtë, nuk ndikon apo pengon në kryerjen e punës.

Këta persona mund të shfaqin simptoma të shoqëruara me Migrenë të tilla si nauze/të përziera dhe ndjeshmëri e lartë ndaj dritës ose zhurmave, por zakonisht vetëm njërën prej këtyre simptomave.

Simptomat më të zakonshme të dhimbjes së kokës prej tensionit përfshijnë:

  • Tension në muskujt përreth kokës dhe qafës
  • Presion të vazhdueshëm në kokë, më shpesh mbrapa syve
  • Dhimbje në bazë të kafkës
  • Marramendje në raste të rralla

Si diagnostikohet dhimbja e kokës e tensionit?

Nuk ka ndonjë test të caktuar që mund të identifikoj llojin e dhimbjes së kokës nga tensioni. Diagnoza juaj do të bazohet në interpretimin që fizioterapisti do t’u bëjë simptomave tuaja dhe se si reagoni ndaj trajtimeve të ndryshme.

Grafia me anë të rrezeve X, skaneri dhe rezonanca magnetike (MRI) nuk mund të diagnostikojnë dhimbjen e kokës nga tensioni. Ju mund të vuani prej kësaj dhimbjeje koke me ose pa rezultate anormale prej këtyre imazherive. Nga ana tjetër, një anomali e zbuluar prej skanerit nuk do të thotë që ju do të përjetoni një dhimbje koke prej tensionit.

Megjithatë, grafia me rreze X dhe skaneri mund të identifikojnë struktura që mund të ndikojnë në dhimbjen e kokës. Rekomandohet të bëhet një grafi të paktën për pjesën cervikale të shtyllës kurrizore nëse ju keni vuajtur prej dhimbjes së kokës për një kohë të gjatë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët