Dhimbje fyti? Lehtësojini me këto kura natyrale

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dhimbja e fytit mund të jetë shenjë e parë e ftohjes, një efekt anësor i tendosjes së kordave zanore ose tregues i diçkaje më serioze. Pavarësisht shkaktarit, shqetësimi i parë i juaji kur ju dhemb fyti është si ta lehtësoni atë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Një lugë mjalti

Kura më e mirë natyrale për dhimbjet e fytit është padyshim mjalti. Ai posedon veti antimikrobiale që ju ndihmojnë ta rimerrni veten menjëherë.

Supa e pulës

Një kurë e lashtë që vazhdon t’i rezistojë kohës. Supa e pulës është kura më e mirë natyrale kundër ftohjes, gripit dhe virozëve të dimrit. Ajo është padyshim shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të fytit falë vetive antiinflamatore të sodiumit tek lëngu i mishit. Me anë të saj do të mund të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten për të luftuar infeksionet.

Çaj

Një filxhan çaj i ngrohtë do t’ju lehtësojë menjëherë dhimbjet e fytit. Çajrat bimore janë të pasura me antioksidues që forcojnë imunitetin dhe parandalojnë infeksionet. Për një shërim sa më të shpejtë, shtoni edhe një lugë mjaltë dhe shtrydhni pak limon në filxhanin e çajit. Falë vetive antibakteriale të tyre, nuk do të keni më nevojë për ilaçe.

Gargare me ujë të kripur

Studime të ndryshime kanë zbuluar se gargara me ujë të ngrohtë dhe pak të kripur mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit duke eliminuar bakteret dhe ulur ënjtjet në fyt. Mjekët zakonisht rekomandojnë që të tretet gjysmë lugë çaji kripë në një kupë ujë. (Vetëm mos harroni që ta çoni ujin poshtë por pështyjeni menjëherë pasi keni bërë gargare).

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis