Dhimbjet që nuk duhen injoruar

 

Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje të vogla të trupit. Shumë prej tyre mund të mos jenë të rrezikshme por këto 5 dhimbje janë një paralajmërim se keni nevojë për një vizitë tek mjeku!

Mpirja e këmbëve: mund të përkojë me nevropati diabetike.

Disa nga simptomat e diabetit janë:

Goja e thatë

Etja dhe uria konstante

Lëkurë e irrituar e thatë

Vështirësi për të shëruar plagët

Urinim i shpeshtë dhe urgjent

Shikim i turbullt

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se dhimbja e gjoksit është shenjë e një problemi të zemrës. Megjithatë, dhimbjet e vogla në gjoks, fyt, nofulla, krah ose bark mund të tregojnë probleme serioze kardiake.

Dhimbje e fortë koke: shpesh, dhimbja e kokës mund të ndodhë për shkak të dehidratimit, tensionit dhe mund të zgjidhet duke pirë shumë ujë, duke pushuar, medituar dhe duke jetuar shëndetshëm.

Dhimbje shpine: Dhimbja e shpinës është një nga ankesat më të zakonshme fizike, dhe shumë njerëz vuajnë prej saj në mënyrë kronike.

Megjithatë, një dhimbje e papritur në pjesën e prapme ose në zonën midis shpatullave mund të tregojë një problem në aortë, prandaj rekomandohet të vizitoheni tek mjeku!

Dhimbje të mprehta stomaku: duhen të hetohen nga një mjek menjëherë. Këto dhimbje mund të tregojnë probleme të tëmthit (përfshirë gurët e tëmthit), pankreasit, stomakut dhe nëse i ndjeni vazhdimisht duhet të vizitoheni tek një mjek, mos e lini veten pas dore./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?