Diabeti: I dini të gjitha simptomat?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Shumë kambana alarmi janë të ditura tashmë, por ka të tjera ndaj të cilave duhet të tregojmë kujdes. Ja cilat janë:

Etja: Është zilja më e njohur dhe më e rëndësishme e alarmit të diabetit. Një etje e pazakontë dhe këmbëngulëse edhe kur pimë shumë.

Urgjenca për të urinuar: natyrisht nëse pimë shumë ujë, do të shkojmë shumë shpesh në tualet. Nëse kemi shpesh nevojën për të urinuar, kjo mund të jetë një tjetër zile e alarmit të diabetit. Kur nivelet e glukozës në gjak janë shumë të larta, është e nevojshme që të ngrihesh dhe natën për të urinuar. Për shkak se shumë lëngje dalin përmes urinës, lëkura dhe mukoza priren të jenë të dehidratuara, trupi në tërësi ndjen nevojën për të plotësuar lëngjet dhe prandaj lind ndjenja e etjes së tepërt.

Ndjesi shpimi gjilpërash: këmbët dhe duart e mpirë mund të tregojnë një dëmtim të nervave ose enëve të gjakut.  Ndër simptomat  më të njohura gjejmë ndjesinë e shpimit në këmbë ose në duar, veçanërisht nëse ndodh shpesh.

Uri e tepruar: një uri që nuk kalon edhe nëse hani normalisht. Diabeti , në fakt, ndalon organizmin nga transformimi i sheqernave në energji. Pra, trupi vazhdimisht kërkon ushqim për t’u rimbushur.

Humbje peshe: Mund të përjetoni një humbje peshe të menjëhershme, për faktin se në mangësi të insulinës , qelizat nuk mund të shfrytëzojnë glukozën në gjak  si një burim i energjisë për të gjitha aktivitetet, kështu ato përdorin burime alternative të energjisë.

Lodhje: për të gjitha arsyet e përmendura më lart, mund të ndiheni të lodhur edhe kur nuk keni bërë asgjë ndryshe nga zakonisht.

Infeksionet urinare: Urina e personave me diabet është më e pasur me sheqer dhe prandaj paraqet një terren të shkëlqyer për rritjen e mikroorganizmave, duke çuar në rritjen e rrezikut të infeksioneve të traktit urinar. Kështu rritet edhe rreziku për zhvillimin e kandidas.

Problem me sytë: turbullimi i shikimit mund të jetë gjithashtu shenjë e diabetit. Mund të keni pamje të paqarta ose të errëta, kjo është për shkak të niveleve të larta të glukozës në gjak. Edhe nervi optik mund të dëmtohet.

Shërimi i plagëve: nëse vini re se një prerje apo plagë merr një kohë të gjatë për t’u shëruar, bisedoni me mjekun. Kjo pasi niveli i lartë i sheqerit në gjak zvogëlon funksionin e qelizave të kuqe të gjakut që transportojnë lëndë ushqyese në inde, e cila redukton efikasitetin e qelizave të bardha që luftojnë infeksionin.

Problemet e lëkurës: këtu nuk hyjnë pikat e zeza apo puçrrat, kemi të bëjmë me skuqje të lëkurës dhe shfaqjen e pikave të errëta.

Marramendje: një tjetër simptomë e cila duhet marrë parasysh është gjendja e konfuzionit mendor si dhe vështirësitë në përqendrim dhe ruajtjen e vëmendjes.

Humbja e dëgjimit: një tjetër pasojë e dëmtimit të sistemit nervor. Transmetimi I sinjalit të zërit ndërpritet para se të arrijë në tru të dekodifikohet. Humbja e dëgjimit është shumë e zakonshme te pacientët me diabet.

Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve: Nivelet e larta të glukozës nxisin rritjen e baktereve kudo në trup. Nëse keni shpesh gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve ose ju janë krijuar plagë në mishra, bisedoni me mjekun.

Teprica ose mungesa e djersitjes: Niveli i djersitjes ndryshon nga personi në person. Por, nëse vëreni një ndryshim të menjëhershëm në djersitje , jini të kujdesshëm. Veçanërisht kur jeni duke fjetur ose kur hani.

Goja e thatë: Nëse papritur filloni të vuani nga goja e thatë, që nuk hiqet edhe pasi keni trajtuar infeksionet e mundshme të gjuhës apo të mukozës, bisedoni me mjekun.

Burimi: Salute.it / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin