Dieta e famshme “48 orë” për të humbur kilogramë

Kjo është dieta më e famshme në botë që ju ndihmon të rrëzoni për 48 orë disa kilogramë nga trupi juaj. Duhet të keni parasysh gjithmonë se ushqimet që konsumoni do të ndihmojnë në eliminimin e toksinave por njëkohësisht do të furnizojnë trupin me lëngje.

xhinxherKjo dietë këshillohet të praktikohet gjatë fundjavës. Përveçse do t’ju ndihmojë të humbisni peshë, ajo funksionon edhe si një pastrues për trupin. Kjo për shkak të pranisë së lykopeneve në ushqimet e rekomanduara, të cilat konsiderohen si antioksidues të fuqishëm.

Pija e parë. Duhet ta pini para se të shtriheni për të fjetur:

Përbërësit:

  • 300 ml. ujë
  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë çaji shurup panje
  • 1 lugë çaji piper djegës
  • 1 lugë çaji xhenxhefil

Përzieni të gjithë përbërësit dhe pija është gati.

Pija e dytë. Ky lëng shërben për aktivizimin metabolizmit. Konsumojeni atë para se të hani mëngjes:

Përbërësit:

  • 6 lugë lëng limoni
  • 2 domate
  • 2 thelpinj hudhre
  • 500 ml ujë
  • 6 kube akulli

Përzieni përbërësit në mikser për 1 minutë në shpejtësi maksimale.

Sigurisht kjo dietë duhet të kombinohet me një regjim të mirë fizik dhe ushqimor.

(Kujdes! Këto dieta mund t’ju bëjnë të bini në peshë, por gjithashtu mund t’ju dëmtojnë. Konsultohuni me mjekun tuaj për gjendjen tuaj fizike përpara çdo lloj diete që do të ndërmerrni.)

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Natyral World

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit