Dieta e një kampioni bote

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Shprehja që të gjithë përdorim kur bëhet fjalë për ushqimin është “ne jemi çfarë hamë”, që do të thotë se ushqimi që konsumojmë ndikon jo vetëm në fizikun tonë, por edhe në gjendjen tonë shpirtërore dhe psikologjike. Na bënë të jemi më pozitivë ose jo, na bënë optimistë, energjik ose jo, kjo varet nga regjimi ynë ushqimor.valentino rossi

Le t’i hedhim një sy dietës së një prej sportistëve më të suksesshëm të  motoçiklizmit, Valentino Rossi.  Ai është 9 herë kampion bote në motoçiklizëm pas fitoreve të vendeve të para në MOTO GP, me një karrierë gati 20 vjeçare në një sport ku maksimumi i viteve që mund të jesh aktiv është 7-8 vjet. Përveç punës së tij të palodhur, pas gjithë këtij suksesi një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe dieta ushqimore. Ja cila është dieta aktuale e tij.

Mëngjesi:

  • 2 vezë dhe 30 gr proshutë e skuqur
  • 50 gr bukë
  • kafe

Dreka:

  • 100 gr makarona, të përgatitura me një lugë vaj ulliri, 80 gr peshk të freskët Ton, dhe 80 gr bizele.
  • 200 gr perime të pjekura me një lugë vaj ulliri
  • 1 frut
  • ujë

Vakti i ndërmjetëm:

  • një fetë buke me 30 gr proshutë
  • ujë

Darka:

  • 300 gr biftek i gatuar në tigan, me një lugë vaj ulliri
  • 40 gr patate të skuqura
  • një frut
  • ujë

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?