Dieta e shpejtë me qumësht: 2 kg për 3 ditë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

qujeshtNëse dëshironi të humbisni peshë me shpejtësi,mund të provoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e 2 kg, për 3 ditë.
Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak,forcon kockat, sistemin nervor, si dhe normalizon funksionimin e zorrëve.

Gjithashtu kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon në largimin e akneve.
Me përdorimin e qumështit dhe prodhimet e tij gjatë dietës ,jo vetëm do të humbisni kilogramët shtesë, por do të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.
Konsumimi i 1litër qumësht në ditë përmbush nevojat e organizmit me proteina, produktet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës dhe forcimin e kockave.
Ja dieta efektive:
Është e rëndësishme që para çdo vakti të konsumoni një gotë ujë(pa gaz).
Gjithashtu gjatë kësaj diete me qumësht rekomandohet zvogëlimi i aktivitetit fizik.
Mëngjesi-1 gotë kos,1 banane,çaj me mjaltë ose kafe me qumësht(pa sheqer).
Dreka-100gr drithëra me qumësht,(ose tërshërë e gatuar me qumësht),ose 200gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka:1 vezë e fërguar,sallatë mekastraveca e shoqëruar me kos ose djathë të freskët.
Pas darke:1 dardhë,1 gotë kos.

Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës (alergjikë ndaj qumështit) këshillohet të mos e filloni dietën!

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?