Dieta më e mirë për t’u dobësuar, sipas studimeve të Harvardit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Dieta mesdhetare ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, dhe së fundmi është konfirmuar se ajo është më e mira për rënien në peshë.dieta-mesdhetare

Bazuar tek 5 studime të ndryshme të kryera nga Universiteti i Harvardit, kjo dietë ka rezultuar më efikase në humbjen e kileve të tepërta krahasuar me çdo dietë tjetër, si ajo me pak yndyra, me pak karbohidrate apo dieta amerikane e lidhur me diabetin (ADA).

E pasur me fruta, perime, drithëra, vaj ulliri dhe më pak mish, produkte të qumështit dhe vezë, dieta mesdhetare është gjithashtu e mirë për zemrën, sytë dhe funksionimin e trurit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim që ndoqën dietën mesdhetare për një vit humbën rreth 10 kg, ndërsa ata që ndoqën dietën me pak yndyra humbën 2-5 kg.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave