Dieta me patate, për një muaj humbi 12 kg

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një australian vendosi të ushqehet vetëm me patate për gjithë vitin 2016 për të kuruar “varësinë ndaj të ngrënit”.Andrew Flinders Taylor Babai i dy fëmijëve, Andrew Flinders Taylor, nga Melburne, mori këtë vendim pasi peshonte mbi 150 kg dhe donte të binte në peshë. Pas gati një muaj, ai humbi më shumë se 12 kg. Andrew mori këtë sfidë pasi u konsultua me doktorin dhe një ekspert të dietave, dhe tani monitorohet vazhdimisht nga ata.

Patatet janë të pasura mjaftueshëm me proteina, hekur, vitamina dhe amino acide, sa mund të zënë vendin e ushqimeve të tjera.

I vetmi problem ishte kalciumi, duke qenë se patatet përmbajnë shumë pak nga kjo lëndë, por për ta marrë atë Andrew konsumoi qumësht soje, të cilën e përziente me patatet.

Meqë patatet kanë shumë pak yndyra, Andrew kryen rregullisht teste të gjakut dhe konsumon me raste ushqime të yndyrshme për të qenë i shëndetshëm. Doktori i ka këshilluar që t’i kombinojë patatet e ëmbla me të bardhat.

Andrew tregon për mediat amerikane se edhe pse në fillim e mori me frikë këtë nismë, tani po e shijon vërtetë dhe duket se po jep rezultate të mira. Megjithatë, ai i këshillon njerëzit e tjerë që mos ta ndjekin këtë dietë pa u konsultuar njëherë me mjekun.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?