Dieta për të ulur acidin urik dhe peshën!

acid urik kAcidi urik i lartë në gjak është një formë e artritit. Është e lidhur me dietën, në veçanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve të detit dhe alkoolin. Dieta duhet të jetë mjaft strikte nëse nuk kombinohet me ilaçe.

Dieta që rekomandohet për të ulur acidin urik konsiston në një plan të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, për të parandaluar edhe sëmundje kronike të ndryshme.

Kufizoni mishin, shpendët dhe peshkun. Proteinat shtazore janë tepër të pasura në Purina. Evitoni në veçanti të brendshmet, cironkat, acuget dhe merlucin. Mishi i kuq, peshku i yndyrshëm dhe prodhimet e detit (peshku ton, karkalecat, arragosta) shoqërohen me përkeqësim të situatës. Sasia duhet të kufizohet në 120 – 170gr/ditë.

Ulni yndyrën. Yndyrnat e ngopura ulin aftësinë e trupit të eliminojë acidin urik. Proteinat bimore si fasulet dhe thjerrzat si dhe bulmeti pa yndyrë ju ndihmojnë të ulni sasinë e yndyrës në total.

Evitoni alkoolin. Alkooli pengon eliminimin e acidit urik nga organizmi. Birra në veçanti është e lidhur me kriza te forta.

Kufizoni ose evitoni ushqime që përmbajnë shurup misri. Fruktoza i vetmi sheqer qe rrit acidin urik. Shumë lëngje, pije dhe ëmbëlsira të gatshme përmbajnë shurup të pasur në fruktozë.

Zgjidhni karbohidrate komplekse. Konsumoni më shumë drithra, fruta dhe zarzavate.

Zgjidhni bulmet pa yndyrë. Disa studime tregojnë se bulmeti pa yndyrë mund të ndihmojë.

Pini sa më shumë ujë. Lëngjet ndihmojnë në eliminimin nga trupi te acidit urik. Nga 8 deri në 16 gota ujë në ditë është një objektiv me rezultat të sigurt. Edhe konsumi i kafes ndihmon./Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi