Dieta që kuron problemet e mëlçisë

Dieta mesdhetare nuk është e mirë vetëm për zemrën – ajo mund të përmirësojë gjithashtu shëndetin e mëlçisë, sugjeron një studim i ri. Kjo dietë, e mbushur me fruta dhe perime, drithëra, vaj ulliri dhe peshk, ul rrezikun e hospitalizimit tek pacientët me cirrozë.

Cirroza e mëlçisë, e shkaktuar nga dëmtimi kronik i saj, vret rreth 1 milion njerëz çdo vit në të gjithë botën. Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për këtë sëmundje, por aplikohet vetëm trajtimi për ngadalësimin e përkeqësimit të saj, para se të çojë në nevojën për transplant të mëlçisë ose në vdekje.

Një studim i ri, i kryer nga Universiteti Virginia Commonwealth, sugjeron se dieta mesdhetare mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me cirrozë. Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo dietë, që ka në përmbajtje shumë pak mish të kuq, përmirëson diversitetin mikrobial të zorrës tek pacientët me cirrozë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin