Dietat e gabuara po vrasin më shumë njerëz se duhanpirja

Ushqimi po çon para kohe në varr plot 11 milionë persona çdo vit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën mjekësore me më shumë ndikim “The Lancet”. Studimi ka zbuluar se dieta jonë e përditshme vret më shumë se duhanpirja, duke u bërë shkak për 1 në 5 vdekje në mbarë botën.

Kripa, qoftë në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar, rezulton që ka shkurtuar më shumë jetë. Shkencëtarët thonë se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tumor.

Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithërave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.

Nga 11 milionë vdekjet e lidhura me ushqimin, 10 milionë ishin pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kjo shpjegon përse kripa është problemi kryesor. Vendet mesdhetare, sidomos Franca e Spanja, si dhe Izraeli, kanë numrin më të vogël të vdekjeve të tilla në botë, ndërsa në kahun tjetër të spektrit qëndrojnë shtetet e Azisë Juglindore, Jugore e Qendrore.

Dieta të rrezikshme janë ato që përmbajnë:

  • Shumë kripë – 3 milionë vdekje
  • Pak drithëra – 3 milionë vdekje
  • Pak fruta – 2 milionë vdekje

Kripa mund të ketë  një ndikim direkt në zemër dhe enët e gjakut. Ndërsa drithërat, frutat dhe perimet kanë një efekt të anasjellë – ata janë mbrojtës ndaj zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?