Disa fakte interesante rreth orgazmës

Më mirë me partnerë të qëndrueshëm: Keni më shumë gjasa për të “goditur në shenjë” në qoftë se kryeni marrëdhënie me dikë kur jeni në një lidhje të qëndrueshmese se sa në një hallakatje rastësore. Kështu sugjeron një studim amerikan në Sociologjinë e Rishikimit. “Marrëdhëniet e reja mund të jenë dehëse, por kjo nuk ka të bëjë me të ndjerin mirë”, thotë terapisti i seksit Madelein Kastelano. Ju jeni më të prirur për të qenë të shqetësuar me dikë që nuk e njihni mirë. Dr. Kastelani shpjegon: “Me një partner afatgjatë, është më e lehtë për t’u kënaqur pasi jeni të sinqertë në lidhje me nevojat tuaja.

ciftBëni joga: Sipas një studimi të publikuar në gazetën “ Medicine Seksual” gratë që praktikojnë Joga raportojnë më shumë dëshirë gjatë marrëdhënieve seksuale. Kjo sepse forcohen muskujt e legenit dhe barkut, të cilat mund të përmirësojnë aftësinë tuaj për të arritur kënaqësinë më shpejt. Joga mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit, të cilat ndikojnë në humorin tuaj.

Nuk ka pikë G: Një studim i 2014 nga Klinika e Anatomisw mbështet atë që ekspertët e seksit kanë thënë prej vitesh: Pika G nuk ekziston.  Për shumicën e grave, epiqendra e orgazmës është klitori. Orgazmën e shkaktojnë kontraktimet ritmike në vaginë . Për të rritur kënaqësinë nuk bën punë të ushtroni presion mbi vaginë, Dr. Kastellanos këshillon të praktikoni prekje të lehta për të gjetur se cila pjesë e klitorisit është më e ndjeshme, pastaj ngadalë rrisni presionin.

Pak zhurmë ju ndihmon: Sipas një studimi nga “Arkivat e sjelljes seksuale”, bëni mirë të shqiptoni disa fjalë gjatë aktit seksual, kjo mund ta ndihmojë partnerin më shumë. Kjo nuk do të thotë që duhet të imitoni një yll porno: Thjesht bëjeni në një mënyrë të natyrshme për ju./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?