Disa fakte mbi seksin dhe dashurinë

Cikli i saj ndikon preferencat seksuale: Sipas hulumtimeve të fundit,  femrat mund të kenë më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale gjatë ovulacionit.

martesa dashuriaNdodh të fiksohemi pas dashurisë: në momentin kur mendoni vazhdimisht për një vajzë ose djalë, bini në dashuri. Rënia në dashuri ul nivelet e sterotoninës, thotë Mari Lin, drejtor i Klinikës “Loyola” në universitetin e Çikagos. “Kjo mund të shpjegojë se pse ne përqendrohemi aq shumë tek partneri  gjatë fillimit të një marrëdhënie,” thotë ai, edhe pse priremi të idealizojmë partnerët tanë.

Dashuria është e mirë për kockat: Martesa duhet për të forcuar skeletet e njerëzve, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos. Studime të tjera, për shembull, kanë treguar se njerëzit e martuar jetojnë më gjatë, kanë më shumë gjasa për të mbijetuar kancerin, dhe kanë një rrezik më të ulët të  prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Po, seksi djeg kalori: meshkujt djegin mesatarisht 4.2 kalori në minutë gjatë seksit, ndërsa femrat djegin rreth 3.1 kalori.  Në përgjithësi, burrat dhe gratë djegin rreth 101 dhe 69 kalori në një akt.

Edhe të moshuarit munden gjithashtu: Interesi seksual dhe funksioni seksual fillon të bjerë me moshën, veçanërisht kur filloni të merrni më shumë ilaçe, por kjo nuk do të thotë se të moshuarit nuk janë në gjendje për të kryer marrëdhënie. “Shumë njerëz do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale edhe në moshë të vjetër, shpesh deri në vdekje”, thotë Mari Lin. Dhe ata nuk janë gjithmonë të kujdesshëm: “Përveç adoleshentëve dhe të rinjve, të moshuarit gjithashtu transmetojnë sëmundje seksuale”, shton ai. “Ata nuk janë të shqetësuar në lidhje me shtatzëninë, kështu që nuk  përdorin kondom.”

Seksi mund të shkaktojë “skuqje të lëkurës”: Mos u frikësoni nëse merrni ngjyrë të kuqe gjatë aktit seksual, kjo është ndoshta përgjigje natyrale e trupit tuaj për rritjen rrjedhjes së gjakut. Skuqja e lëkurës mund të shfaqet në faqe, gjoks, zonën  gjenitale ose nëpër të gjithë trupin. Kjo është vetëm një pjesë e natyrshme e procesit të zgjimit seksual dhe shumë shpejt lëkura do të kthehet në normalitet. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin