Disa fakte të pabesueshme rreth mjedrës! Ja pse duhet ta konsumoni rregullisht

Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta

mjedraNgjyra e kuqe dhe shija e mirë është një central elektrik i përfitimeve shëndetësore të panumërta që ka ky frut. Mjedra është  burim i pasur i ushqyesve, mineraleve dhe vitaminave dhe kur përfshihet në dietën tuaj të përditshme, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje mund të rrisë fertilitetin.

Përfitimet shëndetësore

Ju ndihmon të humbni peshë:

Mjedrat janë të ulëta në yndyrë dhe kalori si dhe të larta në fibra, gjë që i rendit ndër frutat e shkëlqyera për t’u përfshirë në planin tuaj dietik. Mjedrat ju bëjnë të ndiheni të plotë dhe ju  ndihmojnë të mbani trupin e rregullt si dhe të ulni kolesterolin në gjak, e cila gjithashtu ndikon në humbjen e peshës.

Zvogëlon rrezikun e kancerit:

Mjedrat përmbajnë rreth dhjetë herë më shumë antioksidantë se domatet. Nivelet e larta të antioksidantëve në mjedra e bëjnë këtë frut nje mjet efektiv në luftimin e kancerit. Mjedrat gjithashtu përmbajnë acid ellagik, i cili njihet si një kompleks anti kancerogjen.

Rrit fertilitetin:

Sipas një studimi të fundit, mjedrat mund të ndihmojnë në rritjen e pjellorisë tek burrat dhe gratë. Nivelet e larta të vitaminës C dhe magnezit janë shumë të rëndësishme për fertilitetin mashkullor dhe femëror. Antioksidantët ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për abort.

Ndihmon kundër depresionit dhe çrregullimeve të tjera të humorit:

Mjedra është burim i pasur i vitaminës B dhe acidit folik. Një grusht mjedra mund të sjellin ndryshim të menjëhershëm në gjendjen shpirtërore.

Burimi: grandmashealthykitchen //

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet