-Shijoni ushqimet tradicionale dhe mësojini ato që t’i trashëgoni në breza. Të tilla janë gjeli me përshesh, sallata ruse, majoneza e bërë në shtëpi dhe bakllavaja!
-Njihuni dhe preferoni pijet e të parëve tanë si rehania e rrushit apo limonatat!
-Vlerësoni ushqimet e shëndetshme si arrat dhe gështenjat dhe perdorini ato edhe gjatë vitit!
-Kurseni paratë për pije me gaz dhe i programoni ato për një verë më të mirë!
-Njihuni me mundin e bakllavasë dhe mos tradhtoni kurrë cilesinë e lëndës së parë si gjalpi i mirë dhe arrat! Shijojeni këtë ëmbelsirë dhe evitoni ëmbëlsirat e thera që mund ti konsumoni edhe ditët e tjera të vitit!/Blerina Bombaj, dietologe


