Disa këshilla si të përdorni gjuhën e trupit

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjuha trupitKur jeni duke biseduar së bashku me njerëz të tjerë, nuk është aq e rëndësishme ajo që ju thoni, por se si e thoni atë.

Njerëzit nuk do t’ju kushtojnë vëmendje nëse nuk jeni në gjendje të komunikoni me mendimet tuaja në mënyrë efikase. Ju mund të jetë personi më i arsimuar në botë, por në qoftë se nuk keni kontroll dhe ndërgjegjësim mbi gjuhën e trupit, nuk do të merrni kurrë vëmendjen që prisni!

Këtu ju do të gjeni 7 këshilla për të përmirësuar efektet e gjuhës së trupit në audiencë.

Shtrëngimi i duarve: është një mjet i rëndësishëm për të bërë personin tjetër të bindet më shumë mbi mesazhin që jeni duke u përpjekur të përçoni.

Pozita e trupit tuaj: pozicioni i trupit është thelbësor për përcaktimin e një bisede.

Qëndrimi: është një nga gjërat e para që njerëzit vlerësojnë tek ju. Mos harroni të qëndroni gjatë, drejt dhe të qetë me kokën lart.

Kushtojini vëmendje fytyrës tuaj: ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se fytyrat e tyre pasqyrojnë saktësisht se çfarë janë duke menduar dhe ndjerë ata. Ka raste kur duhet të jeni neutral, por fytyra juaj nuk i bind të tjerët. Pra, përpiquni të merrni kontrollin e shprehjeve të fytyrës. Sekreti? Qëndroni gjithmonë duke qeshur!

Kontakti me sy: kontakti sy është aspekti më i rëndësishëm i gjuhës së trupit. Mos harroni se në qoftë se syri është i luhatshëm, duket sikur jeni duke gënjyer.

Burimi: http://en.anahera.news/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj