Disa kombinime pijesh për lëkurë të shëndetshme

Kur është fjala për lëkurën, “ju jeni ajo çfarë pini”. 3 litra lëngje mund të transformojnë lëkurën e një gruaje dhe kjo është tashmë e provuar. “Kombinimi i ujit me fruta është zgjidhja më e mirë për shëndetin e lëkurës”, thotë Xhesika Fishmen, konsulente e ushqimit në Nju Jork.

Ajo këshillon konsumimin e pjeprit, shalqirit, mangos, kivit dhe boronicave pasi kanë përmbajtje të lartë uji dhe ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Gjithashtu kombinimi i këtyre frutave me një sasi uji mund t’ju ndihmojë më shumë. Ja disa receta:

portUjë me mango dhe boronica

Përbërësit: 1 filxhan me copa mango, gjysëm filxhan boronica, 2 filxhane ujë, 1 limon i shtrydhur. Vendosini të gjithë përbërësit në një gotë dhe lerini përgjatë gjithë natës në frigorifer. Pijeni gjatë ditës.

Ujë me luleshtrydhe dhe kivi

Përbërësit: gjysmë gotë ujë të ftohtë, 2 kivi të copëtuara, 6 luleshtrydhe të copëtuara. Masën e përgatitur vendoseni në frigorifer 2-3 orë para se ta shërbeni. Pas 24 -48 orësh nuk rekomandohet konsumimi pasi frutat marrin dhije të hidhur.

kivi luleshtrydheUjë me portokall dhe boronicë

Përbërësit: 6 gota ujë, 2 portokaj të copëtuar, disa boronica dhe akull. Vendoseni masën në frigorifer për 24 orë. Shërbehet e ftohtë.

Ujë me shalqir        

Përbërësit: gjysëm gote ujë të ftohtë, 5-7 gjethe nenexhik, 3 gota shalqir të copëtuar. Vendoseni masën në frigorifer 2 orë para se ta shërbeni./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?