Kontaktet e para me botën që na rrethon ne i vendosim nëpërmjet shqisave. Ja disa fakte interesante rreth 5 shqisave tona:
Pasi ngrënies, dëgjimi ynë eshtë më pak i mprehtë. Nëse pas një vakti të bollshëm, keni ndërmend të shkoni në një koncert ose në një ambient me muzikë, ndoshta po i bëni vetes pak dëm. Përpiquni të hani më pak
nëse dëshironi që të keni një dëgjim më të mprehtë.
Rreth 1/3 e racës njerëzore ka probleme me shikimin. Syzet apo lentet e kontaktit kanë një përdorim të gjerë në një botë ku 2/3 e popullsisë nuk ka shikim të mirë. Numri i njerëzve me shikim të mirë ulet me kalimin e moshës.
Nëse pështyma nuk do të mund ta shpërbëjë diçka, nuk mund ta shijojmë dot. Në mënyrë që t’i shijojmë ushqimet, duhet që ato të shpërbëhen nga pështyma. Nëse nuk e besoni, provoni të thani gjuhën, pastaj provoni të hani diçka.
Gratë lindin me nuhatje më të mirë se burrat dhe vazhdojnë ta kenë këtë aftësi përgjatë gjithë jetës. Studimet tregojnë se gratë janë të afta të nuhasin në mënyrë perfekte edhe erërat më të vogla. Ato janë më të afta të identifikojnë aromën e vaniljes, kanellës, si dhe kafesë. Rreth 2% e popullsisë nuk e kanë shqisën e nuhatjes.
Hunda juaj mund të dallojë 50 000 aroma të ndryshme. Një qen policie mund të ketë nuhatje shumë herë më të mprehtë krahasuar me njeriun, por kjo s’do të thotë se shqisa e nuhatjes tek njerëzit është e padobishme. Njerëzit mund të identifikojnë një shumëllojshmëri aromash dhe disa prej tyre mbeten gjatë në kujtesën e tyre.
Edhe zhurma më e vogël i bën bebet e syrit të lëvizin. Besohet se kjo është arsyeja pse kirurgët apo të tjerë që kryejnë ndërhyrje delikate, bezdisen edhe nga zhurma më e vogël. Zhurma bën që bebet e tyre të ndryshojnë fokusin dhe të mjegullojnë shikiin, duke e vështirësuar punën.
Kushdo prej nesh ka një aromë të tijën, unike, përveç binjakëve. Të sapolindurit janë të aftë të njohin aromën e trupit të nënës së tyre dhe shumë prej nesh janë të aftë të shquajnë erën e familjarëve apo atyre që kemi afër shpesh. Mund të thuhet se era e trupit tonë varet nga gjenet, por mjedisi, dietat, si dhe produktet e higjienës vetjake krijojnë një aromë unike tek të gjithë njerëzit./ Përgatiti: Elena Beta


