Disa mënyra për të forcuar flokët

Masazhoni skalpin gjatë larjes së flokëve: flokët e pastra janë çelsi për shëndetin dhe rritjen e tyre. Kini kujdes me vendosjen e shampos në kokë, hidhni një sasi të vogël tek qafa dhe filloni përhapeni në drejtim të flokëve. Qafa është një nga zonat që prodhon yndyrë prandaj ka nevojë të lahet mirë.

homemadePërpiquni të evitoni tharësen ose pjastrën: nëse përdorni çdo ditë tharësen e flokëve apo pjastrën , ato do të dobësohen e për pasojë do të duken pa shkëlqim dhe majat të djegura. Nëse doni ti stiloni flokët mund të përdorni mënyra natyrale, mbështillini flokët pjesë-pjesë me shkopa të vegjël ndërkohë që janë të lagura dhe lëshojini pasi të thahen plotësisht, valët e formuara do të duken të mrekullueshme.

Një herë në javë aplikoni maska flokësh( produkte kozmetike ose maska natyrale): kjo i ndihmon flokët të rimarin veten pas një jave të lodhshme, për çdo maskë floku është e mjaftueshme të qëndrojë në flokë 10 – 30 minuta.  Pas përfundimit të maskave shpëlajini ato me ujë të vakët. Kujdes, pasi uji i nxehtë mund të largojë nga skalpi vajrat mbrojtës të cilat veprojnë si zbutës natyror dhe ju japin shkëlqim dhe butësi flokëve.

Forconi rrënjët me sodë buke: vetëm një lugë çaji sodë bukë brenda shampos tuaj ju ndihmon të keni rrënjë më të forta. Rezultatet nuk do të duken pas herës së parë, duhat ta aplikoni disa herë këtë proces mbi flokët tuaj.

Vaj ulliri: duke qënë se përmban acide yndyrore i mban flokët të hidratuara. Ngrohni një lugë vaj ulliri (10-15 sekonda) dhe aplikojeni në flokë të thatë. Mbajini 20 minuta dhe lajini me shampo dhe ujë të ngrohtë.

Vezë: të pasura me aminoacide he proteina i japin flokut shkëlqim dhe volum. Kombinoni një vezë me pak shampo për të masazhuar flokët. Më pas lajini si zakonisht./ Health magazine

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide