Disa mënyra shumë efikase se si të eliminoni pikat e zeza në fytyrë

Edhe pse gjenden zakonisht në fytyrë, pikat e zeza janë njolla që mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit. Mund të duken si njolla të papastra në lëkurë, kur në fakt janë më shumë se aq. Ato duken të zeza si pasojë e oksidimit, një proces që ndodh kur poret fillojnë të mbyllen si pasojë e ekspozimit në ajrin e ndotur.

Më poshtë do të gjeni 3 maska natyrale se si të eliminoni pikat e zeza në fytyrë.

Përdorni maskën me të bardhën e vezës: Hiqni të verdhën nga 2 vezët dhe aplikoni të bardhën në fytyrë sa të formojë një shtresë të hollë. Lëreni maskën deri sa të thahet. Më pas aplikoni shtresën e dytë të të bardhës së vezës. Lëreni maskën në fytyrë për 20 minuta. Më pask e lani fytyrën me ujë të vakët. Të bardhat e vezëve ndihmojnë në tendosjen e poreve dhe tërheqjen e çdo papastërtie, duke zbutur lëkurën dhe hequr njollat e zeza.

Përdorni mjaltë dhe kanellë: Përzieni gjysmë lugë çaji kanellë me 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrë duke e fërkuar me lëvizje rrethore. Ndërkohë që kanella vepron si skrub, mjalti ndihmon në heqjen e të gjitha papastërtive nga poret e hapur dhe vepron gjithashtu edhe si antibiotik natyral.

Përdorni pastën e trëndelinës: Përgatisni një pastë duke shtypur bimën e trëndelinës me ujë dhe aplikuar atë në të gjithë fytyrën. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të ftohtë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?