Disa mënyra si të shpëtoni nga dhjami poshtë mjekrës (mjekra e dyfishtë)

Edhe në qoftë se dhjami poshtë mjekrës nuk është një sëmundje apo çrregullim i rrezikshëm, është diçka që ju komplekson dhe ne ju japim disa këshilla për ta eliminuar.

mjeker e dyfishteMasazh me gjalpë kakao: gjalpë kakao është një kurë efektive për të trajtuar dhjamin poshtë mjekrës. Ajo përmirëson elasticitetin e lëkurës. Ajo çfarë duhet të bëni është të ngrohni pak gjalpë kakao dhe pastaj të masazhoni  lëkurën për rreth pesë deri në dhjetë minuta. Praktikojeni shpesh këtë metodë për rezultate të mira.

Çaj jeshil: është një kurë e mirë për t’ju ndihmuar të eleminoni dhjamin pashtë mjekrës. Ai është i pasur me antioksidantë. Pirja e çajit jeshil jo vetëm që djeg yndyrën, por edhe ju ndihmon për të humbur peshë shpejt. Sigurohuni të pini çaj jeshil dy ose tri herë në ditë.

Lëng pjepri: ly lëng parandalon plakjen e lëkurës si dhe akumulimin e yndyrës nën mjekër. Ajo çfarë duhet të bëni është të përzieni lëng pjepri me ujë dhe të aplikojni këtë lëng në lëkurë. Mbajeni për 15 minuta dhe lani fytyrën si zakonisht. Kjo maskë gjithashtu ju ndihmon në forcimin e lëkurës.

Maskë me të bardhat e vezëve: veza e bardhë është zgjidhje e shkëlqyer për forcimin e lëkurës dhe mbajtjen e saj të butë dhe të shëndetshme. Përzieni një të bardhë veze me disa pika qumësht, limon, mjaltë, dhe të përgatisni një maskë. Aplikojeni atë në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Më vonë, lajeni fytyrën si zakonisht. Duke aplikuar këtë maskë 3 herë në javë do të shikoni rezultate të shkëlqyera.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut