Disa të dhëna tepër interesante mbi shijen

Shija është 1 nga 5 shqisat dhe na mundëson jeten! Është shqisa për të cilën shkenca ka zbuluar më pak. Shija është jo vetëm e komplikuar dhe kontradiktore por ajo është edhe misterioze.

ushqim intoleranceShija është një shkence subjektive. Disa njerëz kanë trashëguar gene të cilët, i bëjnë ata të perceptojnë shijen e disa ushqimeve, të neveritshme! Ndërkohë që ka edhe nga ata që quhen “Supershijues” dhe që kanë më shumë receptorë në gjuhën e tyre.

Shija fillon me sensacionin e një impulsi elektrik. Ajo është e lidhur ngushtë me nuhatjen. Të gjithë do ta keni vënë re se si mund të humbisni interesin për ushqim, qoftë edhe atë të preferuarin tuaj kur jeni me grip!

Njeriu deri sot ka evidentuar 5 shije: 4 klasiket -të ëmbël, të kripur, të thartë dhe të hidhur, dhe një më pak të njohur -umami- shija që karakterizon mishin dhe domatet. Mendohet se yndyra mund të përbëje një shije më vete, atë të gjashtën!/Blerina Bombaj, dietologe

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?