Disa teknika efektive për të luftuar dhimbjen!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

dhimbjenNdonjëherë dhimbja ka një qëllim: të na paralajmërojë se kemi ndrydhur kyçin e këmbës, për shembull. Por, për shumë njerëz, dhimbjet mund të zgjasin për javë ose edhe muaj, duke shkaktuar vuajtje të panevojshme dhe ndërhyrë në cilësinë e jetës.

Nëse ndjeni dhimbje vazhdimisht në trupin tuaj, duhet të dini se sot ekzistojnë shumë opsione për ta trajtuar. Ja disa teknika efektive për të kontrolluar dhe për të zvogëluar dhimbjen, të cilat nuk kërkojnë një procedurë invazive, as pilula.

  1. Ftohtë dhe ngrohtë: Këto dy metoda janë themeli i lehtësimit të dhimbjeve për lloje të caktuara të lëndimeve. Provoni duke i kërkuar fizioterapistit versione të këtyre trajtimeve, të cilat mund të depërtojnë më thellë në muskuj dhe inde.
  2. Aktiviteti fizik: luan një rol vendimtar në ndërprerjen e “rrethit vicioz” të dhimbjes dhe lëvizshmërisë të reduktuar në disa sëmundje kronike si: artriti dhe fibromialgia. Provoni aktivitete të tilla si: aerobi, ecje, not, apo çiklizëm.
  3. Terapia fizike dhe terapia profesionale: Këto dy specialitete mund të jenë ndër aleatët tuaj të patundur në luftën kundër dhimbjes. Terapistët fizikë ju udhëzojë nëpërmjet një seri ushtrimesh të dizajnuara për të ruajtur apo përmirësuar fuqinë tuaj dhe lëvizshmërinë. Terapistët mund t’ju ndihmojnë të mësoni një sërë aktivitetesh të përditshme në një mënyrë që nuk përkeqësojnë dhimbjen tuaj.
  4. Teknikat e mendje-trup: Këto teknika, të cilat përfshijnë meditim dhe ushtrime të frymëmarrjes (në mesin e shumë të tjerave), ju ndihmojnë të rivendosni një ndjenjë kontrolli mbi trupin tuaj.
  5. Yoga dhe tai chi: Këto dy praktika stërvitje përfshijnë kontrollin e frymëmarrjes, meditimin, dhe lëvizjet e buta për të forcuar muskujt. Shumë studime kanë treguar se kwto praktika mund të ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë dhimbjen e shkaktuar nga një mori kushtesh, nga dhimbje koke , artritit apo lëndime zvarritëse.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës