Disa truke interesante për të mirëmbajtur rrobat!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

  • xhinseMbani xhinset në një qese plastike dhe lërini në frigorifer gjatë natës për të hequr aromën e keqe.

Frigoriferi do të vrasë shumicën e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe, dhe ju nuk duhet të shqetësoheni për zbardhjen e tyre nga procesi i larjes së shpeshtë.

  • Largoni njollat e shkaktuara tek bluzat si pasojë e antidjersës me lëng limoni ose sodë buke duke fërkuar vendin e ndotur. Më pas mund t’i lani rrobat në lavatriçe si zakonisht.
  • Spruconi pak vodka mbi rrobat që vijnë erë, nëse nuk keni kohë t’i lani ato.
  • Largoni fondatinën nga jakat e bluzave dhe këmishave duke përdorur krem rroje përpara se t’i lani ato.
  • Përdorni llak flokësh për të eliminuar shenjat e buzëkuqit nga rrobat. Spruconi llakun mbi njollën dhe lëreni për disa minuta, më pas lani rrobën në lavatriçe.
  • Forconi syzet e diellit me pak manikyr. Nëse bishtat e tyre kanë filluar të lirohen, përdorni pak manikyr transparent për t’i forcuar ato përkohësisht.

Burimi:http://www.harpersbazaar.com/shendeti.com.al

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?