Disa “truke” për t’u ndjerë më rehat mbi taka

Të ecësh mbi taka për një kohë të gjatë mund të jetë e dhimbshme por nëse mësoni se si të ecni në mënyrën e duhur mund të jetë më e lehtë se sa mendoni.

Sore feet trying on shoes

Për fat të mirë ka disa “truke” të cilat nuk duhet t’i anashkaloni nëse keni ndërmënd të pushtoni botën në këmbë.

Spruconi deodorant në këmbët tuaja: Për të parandaluar rrudhat dhe djersën në brendësi të këmbëve. Kjo tingëllon e çuditshme por është tepër efektive.

Ecni me hapa të mëdha: nëse vini re modelet e pasarelave bëjnë hapa të mëdha dhe kjo nuk ndodh për t’u dukur bukur por për të ecur pa lëkundje dhe hapat e mëdha ju vijnë në ndihmë për këtë.

Vendosini këpucët në frigorifer: konsulenti i veshjeve Allie Branduein tha “Nëse këpucët janë të ngushta, vendosini ato në frigorifer brenda natës dhe ja ku u gjet zgjidhja. Ngrirja dhe shkrirja e tyre i zgjeron pak.

Përdorni një shtresë të hollë xheli tek shputat e këmbëve dhe do t’i ndjeni këpucët më të rehatshme ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?